Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm holandez: Pranojmë vendimin e KE për vizat. Dy kërkesa për qeverinë shqiptare

Autoritetet holandeze nuk e kanë pritur mirë vendimin e Komisionit Europian, që rrëzoi kërkesën e tyre për heqjen e vizave për shqiptarët. Ministri i Jashtëm, Stef Blok është shprehur për gazetën 'De Telefraaf' se zyrtarët europian nuk ishin të përgatitur për një procedurë të tillë të jashtëzakonshme dhe se kërkesa e tyre nuk kishte baza të mjaftueshme ligjore. "Komisioni Europian na ka treguar se nuk ka bazë të mjaftueshme për të”, sqaron Blok.

Përfaqësuesi i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci këmbëngul se “Shqipëria duhet të vazhdojë të luftojë krimin dhe të pranojë personat që kanë aplikuar për azil, pa arsye”, vijon Blok.

Parlamenti holandez votoi me 105 vota pro, nga 150 kërkesën për rikthimin e vizave në muajin Maj duke argumentuar se është rritur numri i shqiptarëve që kryejne vepra kriminale dhe është shtuar ndjeshëm azil-kërkuesit nga Shqipëria.

Të fundit