Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm holandez sërish mesazh Shqipërisë për negociatat: Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Ministri i Jashtëm holandez sërish mesazh Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Në një intervistë për gazetën kroate ‘Jutrinji List’ ai deklaroi se Shqipërisë nuk i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pyetur mbi veton e Francës, Danimarkës dhe Holandës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Blok tha se pavarësisht rezervave qëndrimi i vendeve të BE është i qartë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian.

Ky qëllim përfundimtar është i palëkundur”,- ka thënë ministri holandez.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia të vijojnë me reformat dhe se Holanda është gati t’i ndihmojë këto vende për sfidat që kanë përpara.

Ministri holandez ka shtuar se “Këshilli i Europës do të diskutojë për çështjen e Ballkanit, para Samiti të muajit maj 2020”, që do të mbahet në Kroaci.

Të fundit