Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë letër për Ditmir Bushatin: Rrugët tona do të kryqëzohen sërish

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar letrën që ka marrë nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili e falenderon për bashkëpunimin gjatë kohës që drejtoi diplomacinë shqiptare.

Bushati thotë se “Gjermania mbetet një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë i vendit tonë.”

“Gjermania mbetet një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë i vendit tonë, mbështetëse e palëkundur e transformimit demokratik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kënaqësi të merrja sot letrën e kolegut e mikut të shumë vlerësuar, ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, që konfirmon këtë rol të pazëvendësueshëm të partnerit tonë por dhe besim të palëkundur te rrugëtimi ynë evropian”, shkruan Bushati.

Në letër, ministri Maas e konsideron Bushatin një partner serioz dhe shpreh bindjen se rrugët e tyre do të kryqëzohen sërish.

Të fundit