Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Holandës: Dyert e BE-së për Shqipërinë do mbeten të mbyllura

Ministri i Jashtëm i Holandës: Dyert e BE-së për

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok ka deklaruar në Parlament se Qeveria e tij nuk është e interesuar për hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë. “Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara”, është shprehur Blok përpara deputetëve.

Ndonëse mbylli derën për Shqipërinë, ministri Blok tha se për Maqedoninë e Veriut nuk është marrë ende një vendim, por theksoi progresin që ka arritur ky shtet.

Sa i përket Shqipërisë, Blok theksoi se Shqipëria duhet të ketë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithsesi, edhe partitë politike në Parlamentin e Holandës pritet të mbajnë një qëndrim sa i përket negociatave me vendin tonë. D66, PvdA dhe GreonLinks janë shprehur pro hapjes së negociatave, ky vendim kundërshtohet nga SP, PVV dhe CDA, ndërsa VVD nuk e ka bërë ende publik pozicionin.

Vendimi për hapjen e negociatave në Këshillin Evropian duhet të merret në konsensus me të gjitha shtetet anëtare, mjafton një votë kundër për të mos lejuar që procesi të ecë përpara dhe Qeveria holandeze e bëri sot të qartë vendimin e saj.

Të fundit