Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Italisë: Mjekët shqiptarë injektuan entuziasëm, vendet e BE më kërkuan falje

Ministri i Jashtëm i Italisë: Mjekët shqiptarë injektuan

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio foli për emisionin “Opinion” në TV Klan, lidhur me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali. Di Maio se dërgimi i personelit shëndetësor shqiptar në Itali ka pasur një ndikim pozitiv në vendin fqinj, duke ngjallur entuziasëm.

“Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv. Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë. Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e Kryeministrit Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar. Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar , tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare”, tha Di Maio.

Më tej, Di Maio ka komentuar dhe sjelljen e Europës në raport me Italinë lidhur me situatën nga koronavirusi. Ai tha se shtetet që bllokuan maskat dhe ventilatorët kanë kërkuar falje, ndërsa Gjermania tani po hap spitalet e saj për pacientët italin.

“Ne si qeveri duam të shpenzojmë të gjitha paratë që nevojiten për të ndihmuar popullin tonë, sipërmarrjet tona, punëtorët tanë, të rinjtë tanë, të moshuarit tanë, të papaunët tanë. Dhe besoj se si kurrë më parë, në këtë moment nevojitet një shpirt bashkimi, vetëm me unitet do tja dalim të shpëtojmë. Pastaj mund t’ju them, se në momomentin kur ne po flasim Gjermania ka pritur në spitalet e saj pacientët tanë, nga spitale të tjera europiane kanë mbërritur materiale mjekësore, kemi patur solidaritet dhe mbështetje edhe nga disa vende të Bashkimit Europian. Edhe ata që bllokuan maskat dhe ventilatorët tanë në doganat e tyre më telefonuan dhe kërkuan ndjesë. Pra unë besoj që Europa është në një test të rëndësishëm mbi politikat ekonomike dhe financiare, sepse janë ato që do të na lejojnë të ndihmojmë të rinjtë tanë të mos emigrojnë por të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në vendet tona”, tha Di Maio.

Më tej, Di Maio u shpreh se kurba është e të infektuarve është stabël. “Di Maio: Unë besoj se tani në këto ditë, shkencëtarët tanë po na thonë që kurba e kontaminimeve është stabël dhe po flasim për 15 apo 20 ditë nga momenti, kur presidenti Conte vendosi mbylljen totale  të sistemit Italian për të mundësuar ngadalësimin e kontaminimit. Pra ne jemi shpresëplotë dhe mbi të gjitha kemi besim tek komuniteti ynë shkencor. Unë si ministër jam në shërbim të mjekëve, infermierëve, të punonjësve socio-sanitarë, të docentëve tanë univeritarë që ndjekin komitetin teknik shkencor, sepse janë ata në rreshtin e parë, në atë që Rama e cilësoi si një luftë e vërtetë”, tha ministri italian.

Të fundit