Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Kosovës propozon shkarkimin e 7 ambasadorëve, ndër ta edhe ajo në SHBA

Ministri i Jashtëm i Kosovës propozon shkarkimin e 7

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka propozuar tërheqjen nga misioni të ambasadorëve politikë, 7 ambasadorë të Kosovës, ndër ta, edhe ajo në SHBA, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i diplomacisë kosovare është shprehur propozimi bëhet për shkak se ambasadorëve  ju ka mbaruar mandati.

Ai citon edhe legjislacionin përkatës.

Postimi i plotë:

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik:

Znj. Vlora Çitaku

Z. Edon Cana

Z. Lirim Grejçevci

Z. Shpend Kallaba

Znj. Mimoza Ahmetaj

Z. Ylber Hysa

Z. Ramadan Avdiu

Të fundit