Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Rusisë takim me Trump: Nuk kemi ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane

Ministri i Jashtëm i Rusisë takim me Trump: Nuk kemi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar në Uashington me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndërsa u prit më herët edhe nga homologu i tij Rex Tillerson.

Në bisedën me liderin e Shtëpisë së Bardhë, palët kanë diskutuar mbi mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme, por theksi është vënë më së shumti tek konflikti i Ukrainës dhe kriza e Sirisë.

Në fjalën e tij, Trump ka kërkuar angazhimin e Moskës për t’i dhënë fund dhunës në këto shtete.

Zyrtarët e Uashingtonit thanë se Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi takimin me nota pozitive.

Nga ana tjetër, Lavrov i dha konkluzionet e tij në një konferencë për mediat.

“Presidenti Trump e bëri të qartë interesin e tij për të ndërtuar një marrëdhënie me përfitim të ndërsjelltë, të ngjashëm me bashkëpunimin në fushën e biznesit. Ai pati një qëndrim pragmatik dhe ishte i gatshëm për të disktuar çështje të ndryshme. Besoj se kjo është e rëndësishme pasi Presidenti Trump dhe Putin janë duke u munduar që të sjellin rezultate konkrete që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në arenën ndërkombëtare.”

Në mbyllje, Lavrov mohoi gjithashtu edhe akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, sa i përket Sirisë, kryediplomati rus nënvizoi se po punohet për ndërtimin e të ashtëquajturave zona të sigurta si dhe po ecet përpara në proçesin për zgjidhjen e konfliktit.

Të fundit