Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Venezuelës qëndron 4 orë në Athinë, dyshime mbi lidhjen e Tsipras-Maduro

Ministri i Jashtëm i Venezuelës qëndron 4 orë në

Një ndalesë e avionit qeveritar venezuelian në Athinë, brenda së cilit ndodhej ministri i Jashtëm, Jorge Arreaza, po shkakton debate të forta në vendin fqinj. Televzioni ‘SKAI’ raporton se avioni ku ndodhej Arreaza është ulur në aeroportin e Athinës më 2 mars dhe qëndroi aty për katër orë.

Jorge Arreaza është takuar në dhomën ‘VIP’ të aeroportit me një person ende të paidentifikuar dhe kjo media nuk di të thotë nëse ai ishte zyrtar i ambasadës së Venezuelës apo zyrtar i qeverisë greke.

Edhe pse kishte kërkuar leje për t’u ulur në Portugali dhe Zvicër, kjo nuk u miratua nga këto dy shtete, ndaj ndalesa e avionit u zhvendos në Athinë, për t’u mbushur me karburant.

Opozita greke ngre pyetjen se përse autoritetet lejuan që Jorge Arreaza të zbriste në territorin e tyre, si dhe po akuzojnë kryeministrin Aleksis Tsipras për lidhje me Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës.

Lidhjet e partisë Syriza me Hugo Chavez dhe me pasuesin e tij në Karakas kanë qenë të hershme, ndërkohë që Greqia është ndër shtetet e pakta të Bashkimit Evropian që nuk ka dënuar Maduron dhe nuk e ka njohur Juan Guaido si president të përkohshëm të vendit.

Një tjetër detaj i rëndësishëm në këtë histori lidhet me faktin se ministri i Jashtëm i Venezuelës u largua nga Karakasi në të njëjtën ditë që jashtë vendit u nxor një sasi e konsiderueshme ari.

Destinacioni final i Arreaza ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të fundit