Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm serb: Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë

Ministri i Jashtëm serb: Duam zgjidhje paqësore, por jo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ai theksoi se zgjidhja mes dy vendeve duhet të jetë paqësore, por pa e poshtëruar Serbinë.

“Nuk do ta njohim Kosovën për asnjë çmim. Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë. Ka probleme në Ballkan, por ato nuk duhet të jenë bazë për luftëra. Kërkohet më shumë mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare dhe në këtë drejtim ne po përpiqemi për të udhëhequr një politikë të ekuilibruar të jashtme, e cila respekton të gjitha qëllimet tona strategjike”, tha Daçiç gjatë një vizite në  Rumani.

Sipas ministrit serb, BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të fundit