Flash News

KRYESORE

Ministri i Metës paralajmëron Ramën: Këtë herë s’ta bëj favorin si në 2009

Ministri i Metës paralajmëron Ramën: Këtë herë

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar sot lidhur me një protestë në Borsh të disa banorëve që kundërshtojnë dhënien e një kullote Bashkisë se Delvinës.

Në një status në Facebook, ai shkruan edhe një mesazh te koduar për Ramën, te cilit i thotë se nuk do t’ia beje favorin qe ti tregoje se çfarë e pret, siç beri në 2009. 

Statusi i Kokës 

Nga portalet e “Timonierit” u njoha sot me “protestën” e banorëve të Borshit,  për pseudomarrëveshjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë Delvinë per t’iu “rrembyer” banorëve malin, pyllin & kullotën! Në kohën kur unë si Ministër Mjedisi propozova transferimin 100% të pyjeve të pushteti vendor, me qëllimin e vetëm për t’i sjellë ato sa më pranë përdoruesit tradicional e fuqizuar ekonomikisht Bashkitë e popullatën me këtë aset të vyer ekonomik, “Timonieri” habitej se si UNË kisha në vizionin tim Decentralizimin, se si UNË kërkoja të transferoja e t’i hiqja vetes pushtet, pasi qasja e Kryeministrit është Centralizimi i plotë i pushteteve.

Në këto 4 vite si Ministër Mjedisi kam punuar me përkushtim, që brezat e ardhshëm të jetojnë në një mjedis të ndryshem nga ai qe trasheguam fale papergjegjshmerise per me shume se 2 dekada. Ne asnje rast UNE, Forca Politike LSI, kolege te mi Ministra te kesaj force politike qe ne perfaqesojme , nuk mund asesi te benim ne 4 vite qeverisje , aleance kundra qytetareve; ate cka “Timonieri” beri per plot 4 vite me rradhe , duke u perpjekur te verboje qytetaret me shkelqimin e rreme te fasades e propagandes.

Shqiptaret do te ndeshkojne me vote ne 25 Qershor arrogancen, makuterine, hajduterine dhe mashtrimin.Ne fund, dua te te rikujtoj serish  vitin 2009, sic bera disa dite me pare, ndaj te ftoj te reflektosh, pasi kete here ndryshe nga atehere, nuk do te ta bej favorin te ta them c’te pret. LSI Force e Pare.

 

Të fundit