Flash News

KRYESORE

Ministri i Mjedisit kritika qeverisë për kanabisin: “Nuk ishte misioni ynë të gjelbëronim Shqipërinë në këtë mënyrë, por ta gjelbëronim me pyje”

Ministri i Mjedisit kritika qeverisë për kanabisin: “Nuk ishte

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kritikuar nga Durrësi, mazhorancën në lidhje me përhapjen e kanabisit në Shqipëri.

“Aktorë të rëndësishëm të forcës sonë politike si dhe Ministrat tanë, kanë ngritur publikisht shqetësimin e kultivimit të hashashit. Nuk ishte misioni ynë të gjelbëronim Shqipërinë në këtë mënyrë. Misioni ynë ishte ta gjelbëronim Shqipërinë me pyje, u shpreh Koka, kandidati që kryeson listën e LSI-së për deputet në qarkun e Durrësit.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme, veçanërisht për të personalisht që LSI sot hyn e vetme në zgjedhje.

Kjo është ajo që gjithmonë kam dëshiruar, që ne të dalim të vetëm në zgjedhje. Që unë të përballesha nën logon e LSI me këdo forcë politike në Durrës”, theksoi Koka.

Koka mbajti një takim me banorët e lagjes numër 2 të qytetit bregdetar ku prezantoi edhe disa nga kandidatët për deputet në këtë qark, Nora Malaj, Arb Shtylla, Edlira Hyseni , Firdoza Izvira,  Eneo Hasa dhe Arjola Koçi.

Arb Shtylla, Kryetari i LRI Durrës dhe njëherazi kandidat për deputet Qarku Durrës në fjalën e tij kërkoi nga qytetarët durrsakë të reagojnë pasi trashëgimia kulturore e qytetit nuk mund të shkatërrohet cdo ditë në mes të ditës. 

 Ata po e rrënojnë zemrën e qytetit, po harrojnë historinë, po shkatërrojnë me beton Dyrrahun e lashtë, Dyrrahun tonë. Koha dhe vetë ju, kërkojnë të marrim në dorë fatet e qytetit tonë”, - përfundoi ai.

 

 

Të fundit