Flash News

KRYESORE

Ministri i Ramës flet me krenari: Ja kaluam Enver Hoxhës

Ministri i Ramës flet me krenari: Ja kaluam Enver Hoxhës

Duket se socialistët kanë nisur të krahasojnë arritjet e tyre me ato të kohës kur Shqipëria ishte në diktaturën e Enver Hoxhës.

Ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, para komisionit të Veprimtarisë Prodhuese tha se për shkak të politikave të këtyre katër viteve Shqipëria ka tejkaluar edhe eksportet e Enver Hoxhës sa i takon ferrokromit.

“Ne duhet të krenohemi me një gjë për shkak të politikës së këtyre 4 viteve, nuk është thjesht mburrje. Në këto vite kemi tejkaluar eksportet e Enver Hoxhës, se kanë qejf njerëzit ta dëgjojnë kështu, porsa i përket ferrokromit. Shqipëria eksporton 60 mijë ton ferrokrom”, tha Gjiknuri.

Të fundit