Flash News

KRYESORE

Ministri i Ramës humb qetësinë, i drejtohet Berishës në Kuvend: Ik ore pirdhu...

Ministri i Ramës humb qetësinë, i drejtohet Berishës në

Në seancën e djeshme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që ti drejtohet me termat ‘hajdut dhe kryehajdut’ qeverisë, pasi u kanë vjedhur shqiptarëve 1.2 miliardë euro. Në ndërhyrjen e tij në Kuvend, Berisha u ndal edhe tek propozimi i Ministrisë së Financave për të ndryshuar ligjin e lojërave të fatit.

Berisha tha se ndryshimi i ligjit po bëhet për të taksuar më pak vëllain e kryeministrit dhe vëllain e Fatmir Xhafajt.

“A e dini që këta kanë sjellë ligj në parlament për Olsin dhe Geronin, do të thotë që për lojërat e fatit të ulen me tri herë tatimi”, u shpreh ndër të tjerash Berisha.

Por kjo deklaratë e ish-kryeministrit nuk është pritur mirë nga ana e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Sipas asaj që raporton ‘Panorama’ Ahmetaj i është përgjigjur Berishës nga vendi me fjalët ‘ik ore pirdhu...’.

Të fundit