Flash News

KRYESORE

Ministri i Ramës i drejtohet gazetarit: Pse ndërpret vetëm mua kur flas? Ngatërrove dynjanë dhe veten

Ministri i Ramës i drejtohet gazetarit: Pse ndërpret vetëm mua

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte i ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla. Në një moment Ahmetaj dhe Balla kanë replikuar mes tyre.

Ahmetaj i është drejtuar Ballës duke i thënë se po e ndërpret vetëm atë dhe këtë gjë nuk e bën kur ka të ftuar të tjerë.

“Të kam ndjekur dhe nuk ndërpret njeri. Ca e ke këtë që ndërpret vetëm mua? Ca e ke këtë qejf?”, ju drejtua Ahmetaj ballës.

Por nuk ka vonuar as përgjigjja e gazetarit. “Të ndërpres se zakonisht kur pyes nuk qesh njeri. Ti qesh”, ju përgjigj Balla.

Ndërkohë në një moment të dytë, Ahmetaj i është drejtuar Ballës, pasi ky i fundit bëri një konstatim, me fjalët ‘ngatërrove dynjanë dhe veten’.

Të fundit