Flash News

KRYESORE

Ministri i Ramës përplaset me Taulant Ballën në Kuvend: S’jam dakord me ty; Spiropali vë duart në kokë

Seanca e sotme në kuvend, ku në fokus të diskutimeve kishte mocionin e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama lidhur me përjashtimin e 20 familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, është shoqëruar me kundërshtime edhe mes deputetëve e ministrit të Partisë Socialiste.

Pandeli Majko, ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve duket se nuk ndan të njëjtat qëndrime me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sa i takon akuzave që socialistët kanë ngritur së fundmi ndaj PD, lidhur me kontratat dhe financimet ruse për lobim në SHBA.

Majko ndërsa fliste nga foltorja tha se nuk është dakord me Ballën, pasi si parti e “vjetër” ka patur gjithnjë një afeksion për rusët.  

“Edhe ne ndonjëherë e teprojmë me punën e sposorimit rus për PD. Të jemi të sinqertë , nuk jam dakord me kolegun Balla me thënë të drejtën në disa drejtime. Ne si parti nga viti ‘49-‘61 , parti e vjetër është fjala, e kemi pasur një afeksion për ideologji për rusët, jo për para.

Na duket interesat ky eksperimenti juaj që merrni para nga rusët për të bërë lobizëm në SHBA. Unë kam një këshillë, kur vjen fjala për rusët, mirë është të konsultoheni me ne se kemi çikë më shumë eksperiencn me këtë punë. Madje bëmë edhe film. Po ju më duket do ta mbyllni me një këngë “lule ti lule unë, dil këtej se kam pak punë”, u shpreh Majko.

Ajo që ra në sy gjatë deklaratës s Majkos, është edhe reagimi i deputetes së PS, Elisa Spiropali, e cila ka vënë menjëherë duart në kokë, një reagim që siç duket nuk e priste nga një prej figurave më të rëndësishme të socialistëve.

Ndiqni momentin në këtë video, pas minutës 7 e 45 sekonda. 

 

Të fundit