Flash News

KRYESORE

Ministri i Ramës po pastron plazhet, emisioni i njohur e vlerëson me ‘Rrotën’

Ministri i Ramës po pastron plazhet, emisioni i njohur e vlerëson me

Prej disa javësh ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, është angazhuar për pastrimin e plazheve të vendit. Angazhimi i Klosit duket se ka tërhequr vëmendjen e emisionit investigimi ‘Fiks Fare’.

Gazetarja e këtij emisioni ka udhëtuar në Velipojë ku Klosi me disa të rinj ishin duke pastruar zonën përreth plazhit. Ajo i dorëzoi ministrit ‘Rrotë’ e cila është simboli i emisionit ‘Fiks Fare’.

Këtë vlerësim e ka pritur mirë edhe vet Klosi i cili në rrjetin social Facebook shkruan “Flm Fix Fare🤗 dhe çdo programi që ka ndjeshmërinë për mirëmbajtjen e mjedisit🌳🌳🌳 Më shumë reagim, më pak ndotje”.

Të fundit