Flash News

KRYESORE

Ministri i ri i Brendshëm, Berisha publikon emrat e tre grave socialiste: Pse u gëzuan dhe festuan mbrëmë për mos dekretimin e Lleshit

Ministri i ri i Brendshëm, Berisha publikon emrat e tre grave socialiste:

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, thotë se një festë dhe gëzim i pazakonshëm shpërtheu mbrëmë tek deputetët socialistë për mos dekretimin nga Presidenti i kandidaturës së Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm.

Në Hilton dhe kafetë e tjera të narkosit u hap edhe shampanjë, shkruan Berisha. “Krahu i pluhurit dhe drogës u ngazëllyen pasi ëndrra e tyre për të zënë vendin e Xhafës doli nga varri, kurse të tretët nuk u përmbajtën dhe nisën sipas preferencës mesazhet e urimit ndrikullave Xhaçka, Gjoni, madje edhe të dyjave, si ministret e tyre të ardhshme të rendshme. Ndër socialistët, i mërzitur qartas mbeti vetëm Ditziu sepse druan shumë se ndrikull Mesi do jetë ministrja e Brendshme dhe atij do të bien aksionet në banditet siçiliste të Shkodrës”, shkruan ndër të tjerash Berisha.

Postimi i plotë

Pse u gezuan dhe festuan mbreme pabesisht narkodeputetet e narkomazhorances!?

Te dashur miq, nje feste dhe gezim i pazakonshem shpertheu mbreme tek narkoparlamentaret e narkomazhorances siçiliste per mos dekretimin nga Presidenti i Republikes i kandidatures se keshilltarit te Rames, Sander Lleshi si minister i brendshem.

Telefonatat, SMS, Ëatsapp, BBM, telegrafet e urimit per njeri tjetrin por edhe per vet presidentin dhe anturazhin e tij tejkaluan shume ato qe ata dergojne per pashke apo bajram. Ne Hilton dhe kafete e tjera te narkosit u hap edhe shampanje. Shumica e tyre festuan se i shpetuan ne kete kohe videosh dhe regjistrimesh spiunimit dhe kontrollit policesk te dyfishte te Rames (pas atij qe ushtron me sigurimsat e SHISH) ndaj tyre, pasi gjenerali ne daljen e tij ne Opinion i lemeriti sepse ai u paraqit aty si spiun kongenital dhe i tmerroi tek betohej 35 here per koke te Rames sikur Rama te ishte vet Krishti dhe jo Antikrishti i dyte i shqiptareve pas Enverit.

Te tjere, krahu i pluhurit dhe droges u ngazllyen pasi endrra e tyre per te zene vendin e Xhafes doli nga varri, kurse te tretet nuk u permbajten dhe nisen sipas preferences mesazhet e urimit ndrikullave Xhaçka, Gjoni, madje edhe te dyjave, si ministret e tyre te ardhshme te brendshme. Nder socialistet, i merzitur qartas mbeti vetem Ditziu sepse druan shume se ndrikull Mesi do jete ministrja e brendshme dhe atij do te bien aksionet ne banditet siçiliste te Shkodres.

Ne kete feste mori pjese edhe viktima e Gjushit, vet Xhafa, i cili i tha Lal Plehut se qesh mire ai qe qesh i fundit! sb

 

Të fundit