Flash News

KRYESORE

Ministri i Rumanisë tregon përse s’ka vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Rumanisë tregon përse s’ka vendim për

Ministri rumun për Çështjet Evropiane, George Ciamba, tha se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende nuk është marrë asnjë vendim, sepse raportet kanë ardhur me vonesë, kështu që është kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin tyre.

“Ka pasur një punë të mirë dhe të dobishme. Kemi diskutuar për këtë semestër, përgatitjet për Këshillin Europian, për agjendën që duhet të jetë më ambicioze, kemi diskutuar për zgjerimin për vendet kandidate për në BE. Nuk është marrë një vendim ende. Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian nuk kanë marrë një vendim.

Kjo sepse raportet kanë ardhur me vonesë. Shpresoj që deri në fund të kemi një vendim. Shpresoj të kemi përgjigjej pozitive sa i përket zgjerimit. Kemi parë me kujdes gjithçka ka dhënë Komisioni Evropian. Kemi theksuar stabilitetin në rajon, jemi përpjekur të theksojmë gjërat më të rëndësishme”, deklaroi Ciamba në konferencë për shtyp.

Të fundit