Flash News

KRYESORE

Ministri japonez dorëhiqet, u dha pjepra dhe portokalle mbështetësve të tij

Ministri japonez dorëhiqet, u dha pjepra dhe portokalle

Ministri i Tregtisë të Japonisë Isshu Sugauara u përfshi në një skandal dhe dha dorëheqjen. Mediet vendase shkruajnë se ai ka “korruptuar” mbështetësit e tij në Tokio, duke u dhënë pjepra të shtrenjtë, portokall dhe qumësht blete.

Për më tepe që ai akuzohet se i ka dhënë një shumë prej 20,000 jenësh japonezë (185 dollarë) familjes së një përkrahësi si qokë pas humbjes së një familjari.

Por në këtë mënyrë ai shkeli ligjin, që e përcakton qartë se politikanëve u ndalohet që t’u bëjnë dhurata votuesve të zonës së tyre. Në Japoni hidhen para kur shkohet për të ngushëlluar në rast të një vdekjeje.

Të fundit