Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm grek flet për negociatat me Shqipërinë: Kemi 3 alternativa për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Ministri i Jashtëm grek flet për negociatat me Shqipërinë:

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaroi gjatë interpelancës në parlament vendas se pret që dy vendet të gjejnë një marrëveshje për shuarjen e problemeve, ndërsa evindentoi mosmarrëveshjet mes ministrit Ditmir Bushati dhe Presidentit, Ilir Meta.

“Unë pres që një mirëkuptim dhe bashkëpunim. Sa herë që të doni, unë jam në dispozicionin tuaj për t’ju informuar. Nuk është mirë të nxirren përfundime nga raportet e shtypit. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në një mosmarrëveshje me Presidentin shqiptar”. tha ai.

Sipas gazetës ‘Protothema’, Kotzias ka pranuar se gjenden përballë tri alternativave: “Ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.

Në fund, ai ka dhënë detaje për grupin negociator të palës greke që përbëhet nga 10 persona.

“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë”.

Të fundit