Flash News

E-TJERA

'Ministri i Jashtëm' i PE: Nuk ka demokraci pa opozitën  

'Ministri i Jashtëm' i PE: Nuk ka demokraci pa opozitën

Në një intervistë për gazetaren Erisa Zykaj, Kreu i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister ka thënë se qeveria dhe opozita nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën. Duke theksuar se demokraci pa opozitën nuk mund të ketë.

Më poshtë pyetje-përgjigjia e plotë që lidhet me Shqipërinë në kuadrin e një interviste që shtjellon problematikën e rajonit:

Ju keni prezantuar disa amendamente në kuadrin e rezolutës Fleckenstein për Shqipërinë. A është e rëndësishme në këndvështrimin tuaj që vendi të përmbushë 5 prioritetet kyçe dhe të provojë që mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Kam një bashkëpunim shumë të mirë me Knut Fleckenstein, edhe pse ai vjen nga një familje e ndryshme politike. Kjo provon, që kristiandemokratët dhe socialdemokratët edhe pse nuk janë pjesë e një familjeje politike dhe shumë herë kanë mosmarrëveshje, bashkëpunojnë për çështje të brendshme dhe çështje europiane. Për Shqipërinë janë të vlefshme të njëjtat parime që përdorim për Serbinë. Bëhet fjalë për forcimin e të drejtat themelore në fillim të procesit të negociatave. Prioritete kyçe për një proces negociatash anëtarësimi janë shteti ligjor, forcimi i demokracisë, forcimi i të drejtave të minoriteteve, të drejtat e njeriut, të drejtat e opozitës, liria e medias. Këto janë kyçe për një shtet të bazuar në shtetin ligjor dhe demokracinë. Dhe nuk mund të ketë vetëm një qeveri pa opozitë. Nuk mund të ketë një demokraci pa opozitën. Ndaj është shumë e rëndësishme që të mos forcohet vetëm qeveria, por edhe opozita. Cilësia e një demokracie në një vend lidhet fort me të drejtat e opozitës. Ndaj do ta këshilloj gjithmonë Shqipërinë, që të mos harrojnë që qeveria dhe opozita kanë nevojë për njëra tjetrën. Opozita është aty për të kontrolluar qeverinë dhe në demokraci është normale që kohë pas kohe të ketë ndryshim pushtetesh. Kjo është normale në Perëndim dhe kjo duhet të jetë po aq normale në Ballkanin Perëndimor. Por është po aq e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të mirë midis qeverisë dhe opozitës për çështje të rëndësishme dhe qëllimi dhe interesi i përgjithshëm i anëtarësimit të Shqipërisë në BE duhet të mbështetet nga çdo politikan i përgjegjshëm.

 

 

 

 

Të fundit