Flash News

KRYESORE

Ministri kërkoi t`i dëbonin, por bie në dashuri me refugjaten iraniane

Në vitin 2003, Per Sandberg, ministër i Peshkimit në Norvegji deklaroi asokohe se “racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen.” Ai shpesh herë kërkoi dëbimin e të huajve nga shteti i tij.

Por fati e deshi që ai të dashurohej pikërisht me atë që kërkonte ta largonte nga Norvegjia. Ai takoi ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes dhe gjithë mentaliteti për të huajt ndryshoi për ish-ministrin. Bukuroshja iraniane, pavarësisht distancës ruajti një lidhje të fortë me vendin e saj, Iranin dhe shpesh herë merrte pjesë në konkurse të ndryshme dhe madje ka fituar dhe disa trofe.

Pikërisht  në një nga këto evente, Per Sandberg dhe Bahareh Letnes takohen dhe fillon dashuria mes tyre. E pikërisht ai që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane. Sot, ata janë të fejuar.

Të fundit