Flash News

KRYESORE

Ministri Klosi u përgjigjet kritikëve: Çmimet janë tre herë më të lira se në vendet e rajonit

Ministri Klosi u përgjigjet kritikëve: Çmimet janë tre

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në emisionin ‘Dritare’, ku po diskutohet tema: “Dua të pushojë në Shqipëri”. Klosi konstaton se çmimet në Shqipëri janë shumë të lira. “Një ditë isha me një mikun tim të huaj në një resort në Durrës dhe ai më tha që çmimet tuaja janë tre herë më të lira se vendet e tjera të rajonit. Pra, nuk duhet të ankohemi për çmimet”, sqaro Klosi.

Parashikimi i Klosit është se zgjedhjet e 30 qershorit do të ndikojnë në uljen e numrit të turizmit. “Vitin e kaluar ishin më entuziastë për turizmin. Zgjedhjet ndikojnë në sezonin turistik. Turistët kanë filluar të vijnë që nga 1 prilli. Në këtë periudhë, turistët nuk vijnë për plazhin po vijnë për gjithë Shqipërinë. Gjiri i Durrësit nuk është vetëm për shqiptarët por edhe ekspertët e turizmit. Janë rreth 6 km plazh e rërë i pandarë dhe vështirë të gjesh plazh si ky dhe ka shumë probleme brenda", perfundoi ai.

Të fundit