Flash News

KRYESORE

Ministri kolumbian flet për kokainën e kapur në Durrës: Ishim ne që informuam, ja cilës bandë i përket

Ministri kolumbian flet për kokainën e kapur në Durrës:

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Luis Carlos Villegas, ka folur për kokainën që u sekuestrua pak ditë më parë në Maminas të Durrësit.

Ministri kolumbian tha se sasia e kokainës i përkiste bandës ‘Clan del Golfo’, të cilës në tre vitet e fundit i janë kapur 200 tonë kokainë me vlerë 6 miliardë USD me çmim shitjeje me shumicë.

Ai tha gjithashtu se ishte ushtria kolumbiane, e cila në bashkëpunim me aleatin amerikan DEA-n dhe agjensi ligjzbatuese ndërkombëtare, informoi paraprakisht palën shqiptare dhe atë italiane për një ngarkesë të madhe prej qindra kilogramësh kokaine.

“Ushtria e Kolumbisë kishte raportuar për një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare për 613 kilogramë kokainë të bandës “Clan del Golfo” që u bllokua në Durrës. 

Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe doli nga Kolumbia në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit” deklaroi ai.

Të fundit