Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Protesta e të shtunës, përpos të tjerash, tërhoqi vëmendjen edhe për sasinë e përbindshme të gazit të hedhur mbi protestuesit, sasi që kapte një rreze deri në gjysëm kilometri, duke hyrë nëpër shtëpitë dhe banesat e njerëzve, duke hyrë nëpër lokalet apo baret aty pranë. Çdo dhjetë minuta, për rreth tri orë, policia lëshoi mbi turmën sasira gazi që janë parë të lëshohen vetëm në luftime të ushtrive ose nëpër genocide.
Ushtria mund të lëshojë sasi të madhe gazi ndaj batalioneve apo divizioneve armike, sepse është në luftë, nuk ka pse kujdeset se mos preken të moshuarit, gratë apo të sëmurët (nuk ka të tillë ushtria). Ushtritë terroriste mund të lëshojnë gaz edhe mbi popullsinë civile dhe të bëjnë genocide, që janë ndër krimet më të rënda.
Policia vepron ndryshe, ajo nuk mund të hedhë gaz mbi turmën, as sasi që të hyjnë në apartamente, nuk mund të hedhë gaz që të prekë gratë apo pleqtë. Imagjinoni çdo të ndodhte sikur policia në Paris të hidhte gaz, reja e të cilit të përfshinte gjithë Champs Elysse-në, gjithë turmën, lokalet, gratë apo pleqtë që protestojnë. Imagjinoni sikur policia në Londër të hidhte gaz që të kapte gjithë Trafalgar Square dhe të gjithë masën e protestuesve aty, apo imagjinoni sikur policia në Uashington të hidhte gaz mbi tërë turmën para Shtëpisë së Bardhë, apo në Fifth Avenue. Do të ishte një skandal i paimagjinueshëm.
Me anë të operacioneve të rënda dhe të shëmtuara të propagandës, qeveria u përpoq të thotë se dhuna u krye nga opozita, se protestuesit kërkonin të digjnin Kuvendin, se pati policë të plagosur, se opozita është parapolitike.
Në protestë u dogj një makinë (nuk dihet se kush e bëri dhe e kujt ishte makina), u anua një shtyllë, u hodhën kapsolla, u hodhën tymuese. Kaq. Kjo ishte dhuna. Në qoftë se në një protestë në Paris apo Athinë, Këln apo Seul hidhen kapsolla, digjet një makinë, dhe shembet një shtyllë, ajo do të hynte në manualin e protestave si më paqësorja në botë. Kjo dihet dhe është turp të thuash gjë tjetër.
Ndërkohë ministi i Brendshëm Lleshaj, vizitoi policët e plagosur në spital që, sipas tij, ishin pesë. Në pamjet e transmetuara nga Lleshaj në spital duken tre policë të shtrirë në krevat, ku njëri ka një copë fasho te nyja e këmbës, një tjetër ka një leukoplast te buzët dhe i treti nuk ka fasho fare, por janë të shtrirë, dmth të plagosur. Asnjë mjek nuk tha se dikush ka këtë apo atë plagosje (si do të jetë ata kanë turp të flasin kaq budallallëqe).
Le të lemë operacionin e propagandës. Le të merremi me sasinë gjigande të gazit, arrestimet e shumë protestuesve dhe me mënyrën se si ministri i Brendshëm Lleshaj, i cili është në zemër të gjithë reagimit qeveritar, sillet me protestën dhe protestuesit.
Çfarë përfaqëson kjo mënyrë e të drejtuarit të policisë nga ministri Lleshaj? Bota ka zhvilluar gjithnjë debate nëse është e mundur që një njeri i mirë të bëjë keq? Ka shumë njerëz që thonë se Lleshaj është një njeri i mirë, korrekt, i drejtë etj.
Në vitin 1961, Hanah Arendt u shokua kur pa Adolf Eichmanin në gjyq. Njeriu që ishte përgjegjës për shumë e shumë krime dukej shumë korrekt, burokrat, dhe një njeri që nuk kishte patur qëllim të kryente ndonjë krim. Për Arendt ai nuk dukej fare “as sadist dhe as pervers, por dukej tmerrësisht normal”. Në studimin e saj “Eichmani në Jeruzalem: Një raport mbi banalitetin e të keqes”, ajo thotë se ai kishte vepruar pa ndonjë motiv tjetër,veç ndjekjes së karrierës së tij. Sipas saj ai i kishte bërë këto veprime pa qëllime të këqija. Veprimet e tij ishin të lidhura me paaftësinë e tij për të menduar vetë. Eichmani sipas Arendt “nuk e kuptoi kurrë se çfarë po bënte” pë shkak “të paaftësisë për të menduar nga pikëpamjet e tija”. Arendt e quajti këtë 'banaliteti i të keqes'. Eichman nuk ishte së brendshmi i keq, por ishte i cekët, i pavetëdijshëm, një njeri që iu bashkua partisë naziste në kërkim të një qëllimi dhe të një kuptimi, jo jashtë bindjeve ideologjike.
Kjo tezë e Hanah Arendt ka shkaktuar shumë debate atëherë, vijojnë ende edhe sot debatet. Ka autorë që thonë se Arendt u fokusua te çfarë ishte Eichman dhe jo çfarë bëri, ka të tjerë që thonë se Eichman ishte i keq së brendshmi, por Arendt nuk e vuri re etj. Gjithsesi, Arendt e mbrojti idenë se njerëz si Eichmani, të keqen e kanë banale nuk e kanë radikale (e keqja radikale është një koncept që vjen nga Kant-i), sepse nuk mendojnë vetë, e kanë mendim sfidues. Këta njerëz karakterizohen nga “një burokraci boshe që nuk flet për djallëzi radikale dhe të thellë, karrierizëm prozaik dhe paftësi për të menduar vetë.”
Njerëz të tillë janë ekstremisht të nevojshëm për regjimet diktatoriale, totalitare dhe të gjitha format e tjera ku duhet të zbatohen urdhërat, dhe ku ka nevojë që njerëzit të jenë pjesë e një zinxhiri që nuk kërkon njerëz që mendojnë vetë apo që gjykojnë vetë.
Ky duket se është pikërisht rasti i ministrit Lleshaj. Ai nuk është një njeri që kërkon të bëjë keq, as një njeri që e ka të keqen diçka të brendshme, por ai është një njeri që bën atë që do kryeminstri dhe nuk është i vetëdijshëm se sasia gjigande e gazit nuk mund të përdoret ndaj turmës, grave, të moshuarve, banesave, apartamenteve dhe lokaleve, se nuk mund te hidhet gaz në banesa, se nuk mund të arrestohen njerëz pse shkojnë në protesta apo pse shkulin një beze apo çarçaf në skela, pse hedhin kapsolla apo ndezin tymuese.
Kur kryeministri Rama emëroi disa ministra muaj më parë, të gjithë thanë se ata janë më pak politikë, më shumë teknikë, më shumë të pavarur për pasojë. Në fakt ata janë shumë më tepër politikë se sa Xhafaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Bushati etj.
Lleshaj, Denaj, Shahini, Balluku etj., janë kanë saktësisht karakteristikat e Eichmanit. Ata nuk mendojnë vetë, kanë shqetësim karrierën, janë futur në parti si Eichman për t'i dhënë një kuptim ose për t'i gjetur një kuptim vetes, jo jashtë bindjeve ideologjike.
Për këtë arsye Lleshaj është i pandjeshëm ndaj gazit dhe quan dhunë sjelljen e protestuesve, për këtë arsye ai sulmon opozitën shumë më egër, edhe se sa ministrat “politikë”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38