Flash News

KRYESORE

Ministri Lleshaj: Asnjë masë për policët që dhunuan Sahit Dollapin

Ministri Lleshaj: Asnjë masë për policët që dhunuan

Asnjë masë nuk do të merret nga Policia e Shtetit për policët që dhunuan Sahit Dollapin, sekretarin organizativ të Partisë Demokratike.

Sipas ministrit Sandër Lleshaj, Drejtoria e Standardeve ne polici ka zhvilluar një hetim për kete ngjarje, por nuk ka konstatuar ndonje shkelje te ligjit. “Është zhvilluar një hetim nga Drejtoria e Standardeve, por nuk di që të ketë pasur masa”, deklaroi ai në emisionin ‘Java’ në RTSH, që megjithatë shtoi se policët mund të ishin treguar më të kujdesshëm.

Dollapi u dhunua nga policët para parlamentit më 11 maj në tubimin e opozitës, teksa po vendoste një maskë kundra gaz.

Të fundit