Flash News

KRYESORE

Ministri Lleshaj mbledh krerët e lartë të policisë, çfarë fshihet pas këtij takimi?

Ministri Lleshaj mbledh krerët e lartë të policisë,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mbledhur në një takim krerët e lartë të policisë.

Ky takim vjen pas atij që kryeministri Rama pati me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë, Ardi Vebiu një javë më parë.

Në takimin me Lleshajn mësohet se, përveç Ardi Vebiut, ishin edhe zv.ministrat e brendshëm, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, kreu i policisë rrugore Mitat Tola, drejtori i Akadenisë së Sigurisë Bilbil Mema, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Ministri Lleshaj tha për mediat në fund të takimit se ky ishte një takim rutinë dhe asgjë më tepër, ndërkohë kujtojmë se takimi vjen vetëm një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës ndërkohë që kjo e fundit ka paralajmëruar se nuk do ti ndalojë ato deri në rrëzimin e qeverisë.

Të fundit