Flash News

KRYESORE

Ministri i LSI akuza PS dhe PD: I dyti dhe i gjashti harruan që u përpoqën të na vrisnin por dështuan

Ministri i LSI akuza PS dhe PD: I dyti dhe i gjashti harruan që u

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj PS dhe PD-së, të cilat i akuzon për monizëm bipolar.

Sipas Dervishajt, Rama dhe Basha kanë harruar akuzat për njëri-tjetrin për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, hashashin, etj.

Ai u kujton PS dhe PD se në 2008-ën u përpoqën të vrisnin LSI-në por dështuan.

Reagimi i Sokol Dervishajt:

MONIZËM BIPOLAR

Ka ditë që janë harruar të gjitha, janë venitur kujtesa dhe akuzat.

Janë harruar akuzat e ndërsjellta për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, korrupsionin, konçesionet, hashashin, etj, etj, e në vend të tyre binomi po shan pa fund LSI.

I gjashti se po i firon partia, i dyti se s'ka si ja bën të parit.

I dyti dhe i gjashti mesa duket kanë harruar që një natë në 2008 u përpoqën të na vrisnin por dështuan.

U mblodhën prapë tani së fundmi për të vazhduar pjesën e dytë të një ndeshje të humbur pa filluar.

Monizmi në Shqipëri ka vdekur në vitin 90!

E vrau rinia shqiptare, e cila nuk do te lejojë as instalimin e monizmit bipolar.

Forca rinia e Shqiperisë, me datë 25 jepini një mësim të ri një mentaliteti të vjeter se kjo s'mund të jetë "Republike e Re", por vetëm një avaz i vjetër.

Garën e fiton gjithnjë i pari, i dyti tenton, i gjashti thjesht merr pjesë në garë.

Për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.

Shqiptarët dhe rinia do të votojnë numrin 1.

Të fundit