Flash News

KRYESORE

Ministri i LSI shfaqet në krah të Bako Balilit, vëllai i “Eskobarit të Ballkanit”

Janë publikuar fotot e ministrit të Transportve, Sokol Dervishaj, në krah të Bako Balilit, vëllai i Klement Balilit, apo siç është pagëzuar nga mediat, “Eskobari i Ballkanit”.

Fotot janë bërë më 29 maj të këtij viti, kur fushata elektorale kishte nisur.

Ka qenë Dervishaj ai që e ka ftuar Bako Balilin në iftarin e shtruar në qytetin e Delvinës. Pjesë e tyrezës ka qenë edhe kryetari i bashkisë, Rigels Balili, djali i Bakos dhe nipi i Klementit.

Rigels Balili u zgjodh kryetar i bashkisë së Delvinës me propozim të LSI.

Të fundit