Flash News

KRYESORE

“Ministri më ftoi në zyrë, më qerasi me shampanjë”, Bleona Qereti flet me emra në librin autobiografik

“Ministri më ftoi në zyrë, më qerasi me

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët, Bleona Qereti vijon të punojë për libri e saj autobiografik.

E ftuar mbrëmë në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ajo ka treguar se vijon të punojë mbi këtë material, i mbushur me rrëfimet e vetë artistes, duke folur ‘pa dorashka’ me emra konkretë të personave që kanë ndikuar në jetën e saj artistike e private.

Ka qenë moderatori Ermal Mamaqi, ai i cili ka lexuar disa nga paragrafët e këtij dorëshkrimi, madje duke mos kursyer edhe politikanët.

Siç lexon Ermali, Bleona shkruan për një ministër, i cili në atë kohë e ftoin në zyrën e tij për shkak se do ta angazhonte në një koncert.

“Më ftoi në zyrën e tij. Në fillim më bënte pyetje sikur isha në intervistë pune, më pas u ngrit dhe hapi një shampanjë...”, në këtë moment e ka përfunduar leximin e tij Ermali në një nga pjesët e zgjedhura nga libri i Bleona Qeretit.

Ajo tha se në libër flet me emra konkret dhe shumë prej historive janë reale.

Të fundit