Flash News

KRYESORE

Ministri më i ri i kabinetit, Ahmetaj shfaqet në kompleksin e njohur: Nga janari nisim një proces të gjerë rindërtimi

Arben Ahmetaj është ministri i ri që i është bashkuar kabinetit qeveritar pas propozimit nga kryeministri Edi Rama dhe dekretimit të tij nga presidenti Ilir Meta.

Ahmetaj i është bashkuar sërish Këshillit të Ministrave, tashmë si ministër Shteti për Rindërtimin, për të koordinuar punën për programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sot ai është shfaqur krah kolegëve ministra gjatë pushimit të drekës në kompleksin “Fafa” në Durrës, me fëmijët dhe familjet e prekura nga tërmeti.

Ndërsa diskuton me një prej familjeve të prekura, Ahmetaj shprehet se “Në janar nisim një proces goxha të gjerë rindërtimi, që nga ato qyteza që i është referuar kryeministri, deri te banesat specifike që diskutohen të importohen të gatshme nga vende të ndryshme  që i prodhojnë”.

Kujtojmë se prej orës 09.00, qeveria ka nisur një mbledhje mbi analizën e secilit ministër për 6 mujorin e dytë dhe për pasojat e tërmetit.

 

Të fundit