Flash News

KRYESORE

Ministri polak: Duhet përcaktuar data e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri polak: Duhet përcaktuar data e pranimit të vendeve të

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, është ditën e sotme në Tiranë ku u takuam me ministrin Ditmir Bushati. Pas takimit, dy ministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri polak u shpreh se është pro vendosjes së një afati për rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se vendosje e një date pranimi i jep shpresë shoqërive dhe autoriteteve të këtyre vendeve të punojnë si duhet.

“Duhet përcaktuar qartë data e pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor sepse kjo i jep shpresë shoqërive dhe autoriteteve të këtyre vendeve të punojnë si duhet. Duke përcaktuar një datë konkrete këto vende do të kenë një periudhë të shpresës reale. Kështu ka ndodhur në vendin tonë. Duke qenë se presidenca e BE në këto vende siç janë Bullgaria e Rumania, është momenti i duhur që ta theksojmë me forcë projektin e zgjerimit të BE-së por duke përcaktuar data konkrete”, tha Czaputowicz.

Duke ju referuar integrimit të Shqipërisë në BE, ministri i Jashtëm polak, deklaroi se “është krijuar një grup i vendeve që mbështesin zgjerimin e BE, dhe ky grup funksionon brenda BE, është mirë që Shqipëria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë kanal zgjerimi të BE me Ballkanin Perëndimor”.

Të fundit