Flash News

KRYESORE

Ministri publikon fotot, kështu do të duket aeroporti i ri në Vlorë

Ministri i Transportit, Damian Gjiknuri ka publikuar fotot e projektit të aeroportit të ri që pritet të ndërtohet në Vlorë.

Konsorciumi i tre kompanive turke ka dorëzuar kërkesën pranë Qeverisë shqiptare dhe pas shqyrtimit të aspekteve teknike, pritet që puna të nisë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Reagimi i Gjiknurit:

Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”. Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi.

Të fundit