Flash News

KRYESORE

Ministri që shkarkoi Rama mund të jetë kryeministër tranzitor? Debati në studio për takimin 90-minutësh në Rogner

Ministri që shkarkoi Rama mund të jetë kryeministër

Gazetari Vladimir Lame ka deklaruar mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora se Ditmir Bushati, ish ministri i Jashtëm i shkarkuar në dhjetor të 2018-ës nga kryeministri Edi Rama është përfolur si alternativë për kryeministër tranzitor.

Sipas gazetarit, ky propozim ka ardhur në një takim në Rogner zhvilluar nga kreu i PR, Fatmir Mediu dhe ambasadorit të BE, Bernd Bochardt.

Debati mes gazetarit Lame dhe analistit Gentian Gaba:

Lame: Në takimin e Ambasadorit të BE-së, Bochart tek Rogner me përfaqësuesit e opozitës është përmendur emri i zotit Bushati apo jo?

Gaba: Jo nuk është përmendur emri me sa mbaj mend unë.

Lame: Unë kam qenë i pranishëm aty. Para takimit të partive opozitare me Bochardt, Mediu ka pasur një takim rreth 90 minuta me zotin Bushati. Në atë tryezë ku ju keni qenë dhe keni mbajtur shënime, Mediu i ka paraqitur emrin e Bushatit, zotit Bochardt.  Keni qenë në atë ambient e keni dëgjuar dhe më vjen keq  që e mohoni

Gaba: Deri në takimin me zotin Bochardt kam qenë dhe nuk po mohoj gjë. S’mbaj mend të kem dëgjuar këtë frazë, por sa i përket praktikës me takimet me ndërkombëtarët është zakon që nëse parashtron një problem duhet të parashtrosh edhe një alternativë dhe një ofertë palës që takon. Mund të ketë ndodhur të jetë parashtruar edhe nga fakti që zoti Bushati ka mbajtur një qasje konsekuente për sa i përket problemeve të politikës së jashtme, por njëherësh mund të ishte dhe një personazh i vlefshëm për sa i përket propozimeve të opozitës për një kryeministër alternativ që mund të zëvendësojë zotin Rama.

Të fundit