Flash News

KRYESORE

Ministri Sandër Lleshaj kritika për menaxhimin e protestës, mbledh drejtorë e nëndrejtorë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kritika për menaxhimin e protestës ditën e sotme ku të plagosur mbetën dhjetra efektivë të policisë dhe protestues, banorë të “Unazës së Re”.

Protesta u mbajt para Parlamentit, ku banorët e revoltuar ndaj vendimit të qeverisë për shembjen e e banesave në "Unazë të Re"  hodhën kapsolle. 

News 24 raporton se për këtë arsye,  Lleshaj ka thirrur në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës), drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka, si dhe ka marrë informacione të detajuara për protesttën e sotme para Parlamentit.

 

Të fundit