Flash News

KRYESORE

Ministri serb i Mbrojtjes: Europa hesht, Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë

Ministri serb i Mbrojtjes: Europa hesht, Shqipëria e Madhe po krijohet para

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin është shprehur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dërguar një mesazh shumë të qartë diplomatik dhe politik, se Rusia e mbështet çdo zgjidhje që Serbia arrin me Kosovën.

Në një konferencë për shtyp, ai akuzoi edhe Bashkimin Europian se po hesht, në një kohë që ‘Shqipëria e Madhe’ po krijohet para syve.

“Asnjë fjalë e vetme për këtë. Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse dikush në Serbi do përmendte diçka të tillë. Një Shqipëri e madhe është shumë e rrezikshme për Ballkanin”, deklaroi Vulin.

Ministri serb ka shtuar se serbët nuk duhet të pranojnë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pasi me një gjë të tillë dëshmojnë se janë kundër vëllezërve dhe fqinjëve serb.

Të fundit