Flash News

KRYESORE

Ministri serb: Krijimi i Shqipërisë së Madhe nxit konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë

Ministri serb: Krijimi i Shqipërisë së Madhe nxit konflikte

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së, nëse Europa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe.

Vulin ka theksuar se Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet pa shkaktuar konflikte në Ballkan, jo vetëm me serbët.

“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë, e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, ka thënë Vulin, sipas FoNet.

Të fundit