Flash News

KRYESORE

Ministri i Shëndetësisë jep zgjidhjen për rastin e infermieres që nuk mund të merrte leje

Ministri i Shëndetësisë  jep zgjidhjen për rastin e

“Martohem këtë javë, më takon 5 ditë leje, por drejtoresha nuk e firmos se ka dhënë urdhër ministri”, ka deklaruar Lumturie Hasa një ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri përmes një njoftimi publik ka reaguar duke i dhënë zgjidhje keqkuptimeve që lindën pas publikimit të rastit.

 

Ai ka  shpjeguar se urdhri i ministrit pezullon vetëm pushimet vjetore të paplanifikuara dhe nuk citon kufizime apo ndalime për pushime të tjera të paguara siç është rasti i infermieres.

Në njoftim thuhet se kushdo që ka kërkuar leje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për arsye të veçanta që nuk kanë lidhje me fushatën elektorale,  nuk i është mohuar leja. Pra infermierja duhet te kërkojë leje  te ministri qe ajo te martohet.

Të fundit