Flash News

KRYESORE

Ministri takon Ramën me 8 pyetje të parlamentarit holandez: Pse turqit (aeroporti i Vlorës, Air Albania) fitojnë pa garë?

Ministri takon Ramën me 8 pyetje të parlamentarit holandez: Pse turqit

Një pyetësor me 8 pyetje i ka nisur Dieter Omtzigt, parlamentar holandez, ministrit të Jashtëm, Stefan Block, që viziton të enjten Tiranën.

Pyetjet e deputetit jane publikuar edhe ne faqen web te Ministrise se Jashtme holandeze dhe fokusohen te mospërmbushja nga qeveria Shqipërisë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit duke ngritur dyshime për ligjshmërinë e tenderit të aeroportit të Vlorës dhe të Air Albania. Këto dy nisma  janë kundërshtuar nga Partia Demokratike në opozitë si korruptive e kriminale.

Pak javë para refuzimit të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e kaluar, deputeti holandez Dieter Omtzigt vizitoi Shqipërinë bashkë me 8  kolegë nga Dhoma e Ulët.

Gjatë qendrimit në Tiranë, ai dhe Stieneke van der Graaf, theksuan se mbrojtja e zyrtarëve të korruptuar ishte pengesë për një qendrim pozitiv nga qeveria e Holandës. Aludimi ishte i qartë për Saimir Tahirin, i cili në ate kohë ishte deputet dhe mbrohej me imunitet parlamentar. Edi Rama i ironizoi deputetët holandezë si persona që vijnë në Tiranë për të dalë në lajme, pasi asnje tv në vendin e tyre nuk i merr në intervistë. Gramoz Ruçi e quajti Holandën zonë të kanabisit, e cila nuk mund t'i jepte leksione Shqipërisë për luftën kundër drogës.

Pyetjet e deputetit holandez  

  1. A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian (Komisionerëve Evropian Hahn, Bienkoëska dhe Bulc), duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë  për tre kompani turke  pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?
  2. A e dini reagimin e Komisionit Evropian ndaj letrës dhe mund të na dërgoni një kopje të saj?
  3. Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke,  kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë ,që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit?
  4. A jeni në dijeni të shembujve të tjerë që tregojnë se qeveria e vendit  në fjalë shkel traktatet ndërkombëtare të BE-së?
  5. Si e shkeli Shqipëria MSA-në, neni 74 (3)? A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?
  6. Kur do të diskutohet kjo çështje në Këshillin të Stabilizim-Asociimit, siç parashikohet në Nenin 126 të Marrëveshjes së Stablizim-Asociimit?
  7. A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria  nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?
  8. A mund t'u përgjigjeni këtyre pyetjeve një nga një brenda tre javëve?

 

Të fundit