Flash News

KRYESORE

“Ministri tallet me kërkesat e mia”, çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament

“Ministri tallet me kërkesat e mia”, çfarë pritet

Javën që shkoi opozita sërish nuk ishte pjesë e seancës parlamentare, e cila nisi me nota proteste nga deputeti i PS, Erjon Braçe.

Ai kërkoi interpelancë me ministrin e Ekonomisë dhe Financat, Arben Ahmetaj prej 5 javësh, sa i takon ligjit për sportet, por nuk i ishte dhënë mundësia.

Ndërkohë, kjo kërkesë pritet të vihet në zbatim ditën e sotme, pasi në rendin e ditës është parashikuar që seanca të nisë me interpelancën mes deputetit Braçe dhe ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“Prej pesë javësh kam kërkuar një interpelancë ministrit të financave. Ligji e parashikon qartë se ministri duhet që të përgjigjet brenda tre javëve. Pra kanë kaluar dy javë nga afati dhe ministri ende nuk përgjigjet, po e përsëris është neni 80 i kushtetutës, dhe jo neni 80 i dëshirave të mia.

Nëse unë e kam seriozisht punën time duke komunikuar me shkresa me ministrin, ai nuk e mendon njësoj duke u tallur me kërkesat e mia serioze. Do ju lutesha shumë që javën e ardhshme të planifikohet interpelanca ime me ministrin për ligjshmërinë e një sërë individëve në FSHF”, u shpreh Braçe me nota revolte, në seancën e shkuar.

Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e justifikoi duke theksuar se ministri ka qenë jashtë shtetit për Eurobondin.

“Keni të drejtë zoti Braçe, por ministri Ahmetaj ka qenë jashtë shteti dhe nuk është bërë e mundur për këtë arsye, ai ka ardhur në Shqipëri mbrëmë vonë”, tha Ruçi një javë më parë.

Të fundit