Flash News

KRYESORE

Ministri Xhafaj padit prokurorë e policë, kanë dekonspiruar operacionet

Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas kallëzimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kallëzimi i Xhafajt për dekonspirim operacionesh nga Prokuror të Krimeve të Rënda dhe Prokurorë të Elbasanit.

Kallëzimi i Xhafajt bëhet edhe ndaj gjyqtarëve e oficerë të SHÇBA. Report Tv siguron ekskluzivisht kallëzimin penal  te depozituar nga Xhafaj me poste disa javë më parë. Sipas kallëzimit të ministrit Xhafaj këto dekonspirime kanë ndikuar dhe në mos arrestimin e ish-drejtuesve të policisë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Mësohet se ministri Xhafaj kërkon hetimin e të gjithë atyre që kanë pasur dijeni për urdhërarrestin ndaj Jaerd Çelës. Xhafa kërkon dhe hetim për zyrtarë të prokurorisë që kanë publikuar të dhëna hetimi.

Sipas kallëzimit të Xhafajt, Prokuroria Elbasan ka nxjerrë në media akte sekrete të komunikimit mes drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe prokurorëve të Rrethit Gjyqësor Elbasan.(Report tv)

Të fundit