Flash News

KRYESORE

Ministria e Arsimit: ‘Kristal’-i nuk pranoi të dorëzonte regjistrat. 86 diploma janë të pavlefshme

Ministria e Arsimit: ‘Kristal’-i nuk pranoi të dorëzonte

Ministria e Arsimit shprehet se refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve arsimore që janë mbyllur.

“Ju bëjmë me dije se nga 1 shatori 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve.

Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve.

Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat sipas kërkesës zyrtare.

Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat”, thotë ministria.

Më tej, ministria e Arsimit thotë se pas mbylljes së universitetit, në 86 raste të shqyrtuara, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon.

“Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara.

Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon”, përfundon reagimi i ministrisë së Arsimit.

 

Të fundit