Flash News

KRYESORE

"Ministria e Arsimit, ministria e turpit", mijëra qytetarë në marshimin e "Fëmijërisë së vjedhur"

Me qindra mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së paorganizuar për përdhunimin e 15-vjeçares. Protesta ka nisur në sheshin Nënë Tereza e cila më pas është nisur drejt Kuvendit, për të shkuar në shesh dhe tani ndodhen poshtë Minsitrisë së Arsimit.

Edhe më herët, të shumtë kanë qënë ata që i kanë bërë thirrje ministres së Arsimit të japë dorëheqjen pas historive të përsëritjeve të përdhunimeve të fëmijëve.

Me thirrje të tilla si "mos i prekni vajzat"; "denonconi dhunën"; "edukoni fëmijët" protestuesit, të cilëve u janë bashkuar dhe shumë artistë kanë bërë thirrje duke dënuar aktet e turpshme të përdhunimeve.

Ndërkohë, gjatë afrimit pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit njëzëri kanë thirrur:

" Ministria e Arsimit, ministria e turpit."

 

Të fundit