Flash News

KRYESORE

Ministria e Arsimit publikon shifrat: Afro 4000 vende të lira, vetëm 28,522 maturantë aplikuan për në universitet

Ministria e Arsimit publikon shifrat: Afro 4000 vende të lira, vetëm

Pavarësisht se ky vit shkollor pritet të ketë 28 mijë e 522 studentë që do të ulen në bankat e shkollave të larta, sërish kuotat që kanë paraqitur universitetet kanë tejkaluar kërkesën e studentëve.

Zv.Ministri i Arsimit Gert Janaqi në një deklaratë për median është shprehur se në dispozicion janë 32 mijë e 267 kuota, pra një diferencë prej 3,745 vendesh më shumë se aplikimet e kryera nga studentët.

“Është data 23 gusht për qendra e shërbimeve arsimore po përcjell të gjitha të dhënat. Moment i rëndësishëm sepse të gjithë universitetet po marrin të gjithë databazën. Sot ata do të kenë në dispozicion listën e aplikantëve, notat e tyre, rezultatet e notave të maturës…e rëndësishme është për t’u theksuar se numri i aplikimeve në raundin e parë është 25 mijë e 522, ndërsa kutota të lira janë 32 mijë e 267.

Një e dhënë tjetër interesante lidhet me degët më të, Universiteti i Tiranës vijon të mbajë numrin më të lartë të kërkesave, Menaxhimi i Biznesit mban vendin e parë me 6897 aplikime, më pas vjen Drejtësia e kështu me rradhë.”-tha Janaqi.

Të fundit