Flash News

KRYESORE

Ministria e Arsimit zbuloi 86 diploma të falsifikuara por nuk iu drejtua prokurorisë

Ministria e Arsimit zbuloi 86 diploma të falsifikuara por nuk iu drejtua

Ditën e djeshme ministria e Arsimit reagoi pas lajmit për falsifikimin e diplomave dhe që çoi në arrestimin e pronarit të ish-universitetit ‘Kristal’.

Ndër të tjerash, ministria shprehej se pranë saj kishin mbërritur kërkesa për verifikim diplomash, dhe në 86 raste të shqyrtuara, pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon.

Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje është se pse ministria e Arsimit nuk ju drejtuar prokurorisë pasi evidentoi se diplomat në fjalë ishin të falsifikuara por u mjaftua thjeshtë me verifikimin nëse ishin apo jo të vlefshme.  Edhe personat të cilët ishin pajisur me këto diploma nuk kanë bërë kallëzim në prokurori.

Të fundit