Flash News

KRYESORE

Ministria e Arsimit zbulon skenarët: Nëse një nxënës dyshohet se është me Covid, si do veprohet?

Ministria e Arsimit zbulon skenarët: Nëse një nxënës

Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, ka sqaruar masat e sigurisë që do të merren nga shkolla dhe sistemi shëndetësor nëse një nxënës dyshohet se është prekur nga COVID.

Në një intervistë për News 24, Guga thekson se në rast infektimi të një fëmije do të ndiqet protokolli, nga tamponi tek izolimi.

“Prindërit duhet t’i shoqërojnë me një vetëdeklarim të gjendjes shëndetësore të nxënësit. Nëse rezulton një fëmijë i sëmurë raportohet nga stafi monitorues i shkollës deri tek ISHP, që merr informacion nga çdo shkollë. Nëse konstatohet i infektuar do të ndiqet protokolli. Nga tamponi tek izolimi. Më pas kalojmë në mësim online për ata nxënës që vetëziolohen”, tha Guga, ndërsa mbetet i paqartë fakti se nëse tamponit do të mund t’i nënshtrohen nxënësit dhe mësuesit që kanë pasur kontakt me të?

Referuar përdorimit të maskave, Zv. ministrja e Arsimit u shpreh se për nxënësit e ciklit fillor, nga klasa e parë në të pestë është e rekomandueshme dhe jo e detyrueshme.

“Nga klasa e parë në të pestën është e rekomandueshme por jo e detyrueshme. Nga klasa e 6 maska është detyrueshme gjatë gjithë kohës. Në këtë proces ne nuk mund ta bëjmë vetë, pa ndihmën e mësuesve dhe të prindërve. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë për të kaluar situatën”, deklaroi Guga.

Guga ka sqaruar se një ndër skenarët për zhvillimin e mësimit në shkolla, përcakton orë mësimore 45 minutshe në shkollat ku mund të zbatohet distancimi social, dhe mësim me orë të kufizuara në shkollat me shumë nxënës.

“Në skenarin e parë, variantet mund të jenë të specifikuara. Një numër shkollash që e ruajnë distancimin social dhe në këto shkolla do zbatohet mësimi normal me orë të plota 45 minutëshe. Një variant tjetër do jetë për shkollat që kanë numër më të mëdha nxënësish që do kërkohet zbatimi i protokollit, klasat jo më shumë se 20 nxënës dhe kjo do kërkojë dyfishim të numrit të klasave dhe kalimin e shkollës me më shumë se një turn. Do ketë shkolla që do preken dy turne por mund të ketë dhe shkolla me tre turne sepse dhe në kushtet e normalitetit e zbatonin mësimin me dy turne”, është shprehur Zv. ministrja duke theksuar se protokolli do të jetë i njëjtë si për shkollat publike dhe ato private.

E pyetur për mënyrën e ndarjes së mësimit ditën e parë, Guga përgjigjet se: “Shkollat e kanë marrë udhëzuesin dhe tani po e studiojnë që të përcaktojnë saktë si do vijojë varianti. Janë hartuar oraret mësimore për të shpërndarë ngarkesën e mësuesit. Nga ana e organizmit të shkollës është bërë puna më e madhe. Është një proces që më 14 shtator shkollat do i gjejë gati.”

Të fundit