Flash News

KRYESORE

Ministria e Brendshme i merr 100 ushtarakë bashkë me rrogat, Xhaçka nuk i zëvendëson dot sepse nuk ka fonde

Ministria e Brendshme i merr 100 ushtarakë bashkë me rrogat,

Me vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave, më 20 shkurt të këtij viti, gradat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë barazuar me gradat e Policisë së Shtetit. Ky vendim i hapi rrugë plotësimit të kërkesës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që 100 ushtarakë të angazhohen këtë vit në radhët e policisë.

Por kjo ‘zbrazje’ ka shkaktuar një problem jo të vogël për Ministrinë e Mbrojtjes, që drejtohet nga Olta Xhaçka.

Politiko.al mëson se me kalimin e 100 ushtarakëve te Ministria e Brendshme kalojnë edhe rrogat e përcaktura në fondin e vitit 2019-të. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes nuk ka më fonde në dispozicion për të zevendësuar 100 profesionistët e larguar.

Pas vkm-së, ministri Lleshaj përcaktoi disa ditë më vonë edhe kriteret që duhet të përmbushin ushtarakët që duan të veshin uniformën blu. Ndër to janë kualifikimet dhe trajnimet e posaçme që lidhen me funksionin, si dhe vlerësime të nivelit shkëlqyer ose shumë mirë, për dy vitet e fundit të shërbimit në Forcat e Armatosura.

Por ndërkohë që rrogat e 100 ushtarakëve paguhen nga fondi i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe pse ata janë tashmë në funksion të Ministrisë së Brendshme, ministrja Xhaçka nuk mund të punësojë të rinj pasi nuk u jep dot rrogat, duke krijuar boshllëqe të konsiderueshme te ‘Mbrojtja’.

Të fundit