Flash News

KRYESORE

Ministria e Brendshme kallëzon Hashim Thaçin, presidenti mund të dënohet deri në 5 vjet burg

Ministria e Brendshme kallëzon Hashim Thaçin, presidenti mund

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka dorëzuar kallëzimin penal kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas ministrisë, shkak është bërë interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të qeverisë nga ana e presidentit dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet, kur Kurti mori vendim për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve për shkak të pandemisë COVID-19.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveçqë ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të ‘kontribuojë’ në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit”, thuhet në njoftimin e MPBAP-së.

Kujtojmë se Thaçi deklaroi se : “Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundërkushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundërkkushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”.

Të fundit