Flash News

KRYESORE

Ministria e Brendshme për protestën e së shtunës: Kemi marrë ekspertë të huaj; kush cënon sigurinë do ndëshkohet

Ministria e Brendshme për protestën e së shtunës: Kemi

Policia e Shtetit, ka bërë sot publike masat e marra në kuadër të mbarëvajtjes së protestës së nesërme, mbi bazën e kërkesës së bërë nga Partia Demokratike.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, “Policia e Shtetit do të jetë e angazhuar në zbatimin me korrektësi të ligjit, pavarësisht dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj në disa nga këto tubime.”

“Ministrisë e Brendshme respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe njëherazi mbështet punën e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në deklaratë.

E gjithë veprimtaria e Policisë, ditën e nesërme do të asistohet dhe monitorohet edhe nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, Ministria u bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme.

“Policia e Shtetit do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cënon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor.”

Flet Basha dhe Kryemadhi pas takimit: Mos besoni “Fake News” për protestën, është frikë e Edi Ramës 

Të fundit