Flash News

KRYESORE

Ministria e Brendshme publikon fotot e Elton Dedës dhe Aleksandër Gjokës në ‘Facebook’, çfarë njoftoi për dy artistët

Veç operacioneve policore, Ministria e Brendshme si duket ka një hapësirë të veçantë edhe për njoftimin e eventeve argëtuese.

Ndërsa publikon fotot dy këngëtarëve të njohur, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ministria njoftoi se mbrëmë është mbajtur një koncert nga dy artistët në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Kavalishenca.

Postimi:

Vera zgjat dhe pushimet nuk kanë mbaruar

Për t’i bërë më të bukura ato, sonte (27 gusht) në orën 19:30, me këngëtarët e mirënjohur Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda

Në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme (Kavalishenca), në Plepa, Durrës do të organizohet një koncert me 2 ikonat e muzikës së lehtë shqiptare.

Jo vetëm det e diell, por edhe argëtim pafund

Ju presim

Të fundit